Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Menaxher Dyqani

Orar i plote

Shitje

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
26/03/2024 11:10

Pershkrimi

Multibrand LLC është pjesë e grupit më të madh në tregun e shitjes me pakicë luksoze në Shqipëri, I&A International, duke numëruar mbi 30 dyqane në Shqipëri dhe rajone fqinje që mbulojnë dy sektorët kryesorë të tregut të luksit: Bizhuteri & Orë dhe Shitje Selektive, Modë. I&A International krenohet me bashkëpunimet solide me marka prestigjioze si: Altinbaş, Pandora, ZEN DIAMOND, Estel Jeëelry, Roberto Bravo, Roche Bianca, Hugo Boss, Karl Lagerfeld dhe Michael Kors.


Qëllimi i Pozicionit:

Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me organizimin dhe funksionimin e punës në dyqan për të garantuar kujdesin ndaj klientit, shitjen, disponueshmërinë e produkteve, arredimin e dyqanit, stock-un, raportimet si dhe funksionimin e mirë dhe të sigurtë të dyqanit, në përputhje me të gjitha standardet dhe procedurat e “brand-it”, për të garantuar shërbimin maksimal ndaj klientëve, ndërkohë që arrihen objektivat komerciale të Shoqërisë.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Mbikëqyr gjithë procesin e organizimit dhe mirëmbajtjes së dyqanit

  • Mbikëqyr gjithë proceset e kujdesit ndaj klientit.

  • Trajnon dhe përgatit shitësit në lidhje me orientimin e klientëve drejt produkteve aktuale, koleksioneve të reja, si dhe produkteve që përmbushin kërkesën e tyre brenda buxheteve të përballueshme.

  • Kujdeset që stafi i shitjes të informojë klientët në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me ofertat, uljet, si dhe shpjegimet e çmimeve për secilin produkt.

  • Trajnon shitësit dhe ndihmësit në lidhje me proceset teknike të punës, kujdesit ndaj klientit, shitjes dhe rregullave të etikës. 

  • Realizon takime periodike me punonjësit me qëllim vendosjen e objektivave, vlerësimin e punës së tyre, evidentimin e nevojave për përmirësim, si dhe ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme për të.

  • Raporton, tek eprori dhe strukturat e caktuara të shoqërisë, periodikisht dhe posaçërisht në lidhje me:

    • ecurinë e punës,

    • përformancën e kolegëve,

    • problematikat me kolegët, 

    • vështirësitë e hasura, dhe

    • kërkesat për mbështetje.


Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:

  • Përvojë të mëparshme në pozicion të ngjashëm ose të paktën 3 vjet përvojë pune në shitjen me pakicë, si menaxher njësie apo departmenti.

  • Të ketë përfunduar ciklin studimor bachelor, idelaisht në fusha të lidhura me modën apo komunikimin. 

  • Orientim i fortë biznesi me qasje drejt arritjes së objektivave.

  • Të njohë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.

  • Orientim në përdorimin e paketës MS Office dhe sistemeve financiare.

  • Person me integritet të lartë, i orientuar drejt pajtueshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe vigjilencë për të kuptuar ndikimin dhe pasojat e sjelljes dhe aktiviteteve tek punonjësit dhe klientët. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur dhe ruajtur standarde të larta operimi. Aftësi për të ndërtuar ekip, nëpërmjet performancës, motivimit dhe zhvillimit profesional. Aftësi për të ndjekur kompleksitet detyrash apo operacionesh, edhe në presione kohore.


Cfare ofrohet?

  • Page shume e mire;
  • Skeme bonusi e kenaqshme per te motivuar stafin;
  • Mundesi rritje ne pozicione pune brenda kompanise.

Te interesuarit te dergojne cv e tyre ne email-in [email protected] ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355699205769.

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

00355699205769

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

00355699205769

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin