Nëpërputhje me dizpozitat e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, Ligjit Nr.08/L-012 përOdat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe Statutin e Odëssë Inxhinierëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme me nr.prot. 8648/24 dt.31.12.2024 dhe bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues nr.04-BD/2025,Oda eInxhinierëve të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
(PËR VEND TË LIRËPUNE)
Titulli i punës: Drejtor Ekzekutiv i Odëssë Inxhinierëve të Republikës së Kosovës
I raporton: Bordit të Odës sëInxhinierëve të Republikës së Kosovës
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet (me mundësi vazhdimi)
Niveli i pagës: 980 EURO
Orari i punës: 40 orë punë në javë
Pozita e kërkuar: 1
Afati kohor i aplikimit: 27.02.2025 – 13.03.2025
Institucioni: Oda e Inxhinierëve tëRepublikës së Kosovës
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësit:
· Udhëheq me Administratën e Odës;
· Merr pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues dhe të Kuvendit të Odës;
· Pranon dhe menaxhon korrespondencën e Odës;
· Përditëson me regjistrat e Odës në përputhje me aktet përkatëse të Odës;
· Kujdeset për Vulën e Odës, të gjitha librat, dokumentet, regjistrat, korrespondencat,kontratat dhe dokumentet tjera që i përkasin Odës;
· Kujdeset për pronën e Odës dhe siguron që mjetet e grumbulluara të Odësmblidhen dhe depozitohen në mënyrë të rregullt;
· Ofron informacione dhe raporte sipas kërkesës nga Bordi Drejtues;
· Kryen të gjitha detyrat e përditshme të menaxhimit dhe administrimit tëzyrave të Odës;
· Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Bordi Drejtues.
Kërkesat e përgjithshme për punësim:
· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi;
· Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, në përputhje me Ligjinpër Gjuhët;
· Të ketë njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
· Të jetë e/i aftë për tëkryer detyrën përkatëse;
· Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
· Të ketë njohuri për menaxhim strategjik të Odës (e preferueshme);
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë - Master në Fushën: Fakulteti Juridik apo Ekonomik.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku pesë (5) vite përvojë pune menaxheriale profesionale.
- Shkathtësitë kompjuterike: Aftësi për të punuar në aplikacionet Word, Excel, Power Point, etj;
Kërkesa të përgjithshme (Njohuri, Aftësi, Cilësi, Kompetenca)
· Profesionalizëm;
· Aftësi organizative;
· Menaxhim i performancës;
· Gjykim dhe vendimmarrje;
· Orientimi në rezultat;
· Komunikimi dhe puna ekipore;
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Kopje të diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimor të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrikimit të diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Vërtetim për përvojën e punës/certifikatë e lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, e cila përcakton pozicionin e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozicion. Dëshmia e përvojës jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku me njërën nga dëshmitë: letereferencë, apo kontratë të punës, apo pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obiligimeve tatimore në përputhje me legjistlacionin në fuqi;
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar (e preferueshme);
- Letër motivimi;
- CV;
- Kopje e letërnjoftimit/pasaportës;
- Vërtetim nga gjykata se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e dhënies.
Kriteret e vlerësimit:
· Kandidatët të cilëtplotësojnë kushtet sipas shpalljes së konkursit do t’i nënshtrohen vlerësimitpërmes intervistimit me gojë.
Komunitetetjo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dheproporcional, siç është specifikuar në Ligj. Komunitetet jo shumicë dhepjesëtarët e tyre, gjinia e nën përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuarinkurajohen të aplikojnë për pozitat e shpallura. Aplikacionet e dorëzuara pasafatit nuk do të pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.
Dokumentacioni ikompletuar dorëzohet përmes postës elektronike në adresën e OIRK: [email protected]