Nëpërputhje me dizpozitat e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, Ligjit Nr.08/L-012 përOdat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe Statutin e Odëssë Inxhinierëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme me nr.prot. 8648/24 dt.31.12.2024 dhe bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues nr.04-BD/2025,Oda eInxhinierëve të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
(PËR VEND TË LIRËPUNE)
Titulli i punës: Zyrtar i Administratës iOdës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës
I raporton: Drejtorit Ekzekutiv tëOdës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet (me mundësi vazhdimi)
Niveli i pagës: 700 EURO,
Orari i punës: 40 orë punë në javë
Pozita të kërkuara: 3
Afati kohor i aplikimit: 27.02.2025 – 13.03.2025
Institucioni: Oda e Inxhinierëve tëRepublikës së Kosovës
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësit:
· Ofron mbështetje administrative për organet dhe anëtarët e Odës;
· I përgjigjet kërkesave legjitime dhe nevojave të anëtarëve të Odës, si dhembështet kryerjen në mënyrë profesionale, cilësore dhe të përgjegjshme tëdetyrave të organeve të Odës të përcaktuara me Ligjin në fuqi, statutin dheaktet tjera të Odës;
· Kryen detyra të përditshme administrative të zyrave të Odës;
· Kujdeset për të hyrat dhe shpenzimet e Odës;
· Raportimi financiar sipas kërkesës;
· Mirëmbajtjen e Regjistrave të Odës;
· Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Bordi Drejtues dhe DrejtoriEkzekutiv.
Kërkesat e përgjithshme për punësim:
· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi;
· Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, në përputhje me Ligjinpër Gjuhët;
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferushme);
· Të jetë e/i aftë për tëkryer detyrën përkatëse;
· Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
· Të ketë njohuri për për menaxhimin e webfaqes, rrjeteve sociale, etj;
· Të ketë aftësi për mardhënie dhe kominikim me publikun.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë në Fushën: Fakulteti Ekonomik, Juridik apo Administratë.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune pas diplomimit.
- Shkathtësitë kompjuterike: Aftësi për të punuar në aplikacionet Word, Excel, Power Point, etj;
Kërkesa të përgjithshme (Njohuri, Aftësi, Cilësi, Kompetenca)
· Profesionalizëm;
· Menaxhim i performancës;
· Gjykim dhe vendimmarrje;
· Orientimi në rezultat;
· Komunikimi dhe puna ekipore;
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Kopje të diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrikimit të diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Vërtetim për përvojën e punës/certifikatë e lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, e cila përcakton pozicionin e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozicion. Dëshmia e përvojës jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku me njërën nga dëshmitë: letereferencë, apo kontratë të punës, apo pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obiligimeve tatimore në përputhje me legjistlacionin në fuqi;
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura; (e preferueshme)
- Letër motivimi;
- Kopje e letërnjoftimit/pasaportës;
- Vërtetim nga gjykata se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e dhënies.
Kriteret e vlerësimit:
· Kandidatët të cilëtplotësojnë kushtet sipas shpalljes së konkursit do t’i nënshtrohen vlerësimitpërmes intervistimit me gojë.
Komunitetetjo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dheproporcional, siç është specifikuar në Ligj. Komunitetet jo shumicë dhepjesëtarët e tyre, gjinia e nën përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuarinkurajohen të aplikojnë për pozitat e shpallura. Aplikacionet e dorëzuara pasafatit nuk do të pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.
Dokumentacioni ikompletuar dorëzohet përmes postës elektronike në adresën e OIRK: [email protected]