Besa Security është kompani e njohur që ofron shërbime dhe pajisje sigurie, e themeluar në vitin 2003 dhe e njohur për përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë dhe inovacionit në ofrimin e zgjidhjeve
të sigurisë së nivelit të lartë. Ekipet tona janë të përkushtuara për t'i mbajtur njerëzit dhe pronat të sigurta, dhe ne jemi duke kërkuar këshilltar/e të shitjes që ndan vizionin tonë.
Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes ne teren
Vendet e Lira: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë
Detyrat, përgjegjësitë dhe kriteret e këshilltarit të shitjes:
- Shkolla e mesme obligative, bachelor e preferueshme
- Aftësi të forta të menduarit analitik dhe strategjik;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
- Aftësi për të punuar i pavarur, si dhe në ekip;
- Aftësi për të punuar në terren;
- Patent shofer kategoria B (e obligueshme);
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë;
- Mundësi për të punuar me teknologjinë më të fundit të sigurisë;
- Mjedis pune mbështetës dhe bashkëpunues;
- Mundësi rritjeje dhe zhvillimi profesional;
- Mundësinë për të bërë ndryshim dhe kontribuar në një komunitet më të sigurt;
- Orari i punës: 08:00 - 16:00
Nëse jeni gati ta çoni karrierën tuaj në një nivel tjetër dhe të bëheni pjesë e një ekipi të përkushtuar
për përsosmërinë e sigurisë, aplikoni sot! Bashkohuni me ne për ta bërë botën një vend më të sigurt.
Afati i aplikimit: Deri më 15.04.2025, ora 16:00.
Aplikimet mund të bëhen duke dërguar CV-në në email: [email protected], ose fizikisht në
zyrat tona.
Telefoni kontaktues: 049/964/624