Rreth Nesh
Atheris Games është krijuar në zemër të Prishtinës, fillimisht si partner zyrtar i Microsoft për publikimin e DLC (Downloadable Content) në ekosistemin e video-lojës të dashur nga miliona fëmijë nga gjithë bota e njohur si Minecraft. Tanimë, Atheris Games si biznes operon në Londër, Angli.
Qëllimi jonë është të jemi lider dhe të shkelim konkurrencën në content creation, specifikisht në UGC (User-Generated Content). Për këtë, ne jemi duke kërkuar individë që do të ndihmojnë në menaxhimin e përgjithshëm të kompanisë dhe operacionet e përditshme. Ti do të jesh përgjegjës për gjetjen e klientëve, përmirësimin e PR-së dhe imazhit publik, identifikimin dhe adresimin e dobësive në kompani, angazhimin e ekipit, rekrutimin e punonjësve të kualifikuar, dhe zhvillimin e strategjive për gjenerimin e të ardhurave.
Për më tepër, do të menaxhosh ekipin, do të sigurohesh që përmbajtja të dorëzohet në kohë, dhe do të zhvillosh ide për përmbajtje të re që ndihmon në ndërtimin e komunitetit dhe tërheqjen e klientëve. Nëse mendon se je i duhuri për këtë rol, na duhesh ti!
Përgjegjësitë:
- Gjetja e Klientëve: Identifikoni dhe siguroni klientë të rinj për kompaninë tonë.
- Përmirësimi i PR-së: Rritni imazhin tonë publik dhe menaxhoni marrëdhëniet me median dhe opinionin publik.
- Përmirësimi i Imazhit Publik: Sigurohuni që kompania të duket mirë në publik dhe të ketë një prezencë pozitive.
- Identifikimi i Dobësive: Gjeni dhe adresoni dobësitë në kompani, si ndryshimet që mund të nevojiten në faqen e internetit ose blerjet që mund të përmirësojnë funksionalitetin e faqes.
- Angazhimi i Ekipit: Bisedoni me ekipin dhe inkurajoni aktivitetin dhe bashkëpunimin.
- Rekrutimi i Punonjësve të Kualifikuar: Gjeni dhe rekrutoni individë të talentuar për të përmirësuar ekipin.
- Përmirësimi i Ekipit: Punoni për të rritur performancën dhe efikasitetin e ekipit.
- Gjetja e Mundësive të Reja për Të Ardhura: Kërkoni vazhdimisht mënyra të reja për të gjeneruar të ardhura për kompaninë.
- Menaxhimi i Ekipit: Sigurohuni që ekipi të funksionojë si duhet dhe të arrijë objektivat e vendosura.
- Menaxhimi i Përmbajtjes: Sigurohuni që përmbajtja të dorëzohet në kohë dhe të jetë e kualitetit të lartë.
- Ideimi i Përmbajtjes së Re: Zhvilloni ide për përmbajtje të re që tërheq klientë dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit.
- Menaxhimi i Mediave Sociale: Krijoni ide për postime dhe fushata që ndihmojnë në ndërtimin e komunitetit dhe tërheqjen e klientëve. (Dizajni grafik nuk është përfshirë në këtë rol.)
Përgjegjësi Shtesë:
- Zhvillimi i Partneriteteve Strategjike: Ndërtoni marrëdhënie me partnerë dhe organizata që mund të ndihmojnë në zgjerimin e mundësive për biznes.
- Analiza e Konkurrencës: Monitoroni dhe analizoni konkurencën për të mbajtur një përparësi në treg.
- Zhvillimi i Strategjive të Marketingut: Ndihmoni në krijimin dhe implementimin e strategjive të marketingut për të rritur njohjen dhe angazhimin e markës.
- Menaxhimi i Projekteve: Koordinoni dhe mbikëqyrni projekte të ndryshme për të siguruar që ato të përfundojnë me sukses dhe në kohë.
- Organizimi i Eventeve: Planifikoni dhe organizoni aktivitete dhe ngjarje që ndihmojnë në promovimin e kompanisë dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët dhe partnerët.
Kërkesat:
- Aftësi të shkëlqyera në Gjuhën Angleze (Shkrim, lexim dhe të folur. Preferohet çertifikim C1).
- Eksperiencë të provuar në menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin e biznesit.
- Aftësi të forta në menaxhimin e përgjithshëm të kompanisë dhe operacioneve të përditshme.
- Aftësi për të zhvilluar dhe implementuar strategji të suksesshme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të ekipit.
- Eksperiencë në menaxhimin e mediave sociale dhe krijimin e ideve tërheqëse.
- Aftësi për të identifikuar dhe adresuar probleme dhe mundësi të reja në biznes.
- Përvoja në zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe ndihmën në ndërtimin e një komuniteti të angazhuar.
- Angazhim i veçantë për përmirësimin e kompanisë.
Roli i punës është kontraktues, kjo do të thotë:
- Kompania nuk mban përgjegjësi për obligimet tuaja tatimore dhe nuk paguan taksa për pozitën e punonjësit.
- Je i obliguar të dërgosh kompanisë faturë çdo gjysmë muaji (preferohet një javë para gjysmës së muajit).
- Kompania mund të pajisë kontraktorin me pajisje elektronike që i duhen për të kryer punën e vet, por nuk është e obliguar ta bëjë këtë.
- Kontraktori nuk është në pozitë punonjësi; kontraktori paguhet për shërbime specifike, por pa përfitime.
- Nëse kontraktori vendos të punojë fizikisht, kompania i siguron kontraktorit: ( Tavolinë pune në hapësirë të përbashkët, çaj, ujë dhe kafe pa limit, parkim pa pagesë përballë zyrës).
CV-të dhe referencat për aplikimin tuaj i dërgoni tek
[email protected], duke cekur njëashtu edhe pagën tuaj ideale. Atheris Games poashtu ofron edhe pagesa në bazë të orës, javës apo muajit.