Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Renovimi i objektit të Qendrës Rinore Pejë - Tender

Kontrate me kohe te caktuar

Ndertimtari

Peje

Kosove

Detajet

Data
21/05/2024 09:02

Pershkrimi

TERMAT E REFERENCËS


Lënda:

Renovimi i objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë Peja, Rr. Nuredin Basha, p.n. Pejë, Republika Kosovës

Klienti:

DVV International Kosova

Projekti:

Profesionalizimi i Qendrave Edukativo- Arsimore - për të rritur në Evropë

Lokacioni:

 

Kosovë

Afati i fundit për shprehje të interesit:

 

 14.06.2024

E-mail kontakti:

[email protected];  [email protected]

 

SFONDI

DVV International është dega ndërkombëtare e Shoqatës Gjermane të Arsimit për të Rritur (DVV)

Ajo punon në mbarë botën për të promovuar dhe mbështetur të nxënit e të rriturve si një çelës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë. DVV International në Kosovë deri më tani ua ka ofruar kontributin e vet të lartë partnerëve vendimmarrës shtetërorë dhe joshtetërorë për të arritur progres të lartë përmes miratimit të një kornize gjithëpërfshirëse legjislative, ndërtimit të kapaciteteve trajnuese të ofruesve shtetërorë dhe joshtetërorë të Arsimit për të Rritur (ARr), si dhe rritjes së pjesëmarrjes të grupeve të pafavorizuara në programet e ARr . Përkundër arritjeve të mëdha dhe zhvillimeve pozitive që nga viti 2005, interpretimi i koncepteve të ARr në Kosovë ende nuk ka evoluar dukshëm drejt kapërcimit të kufijve të moshës dhe promovimit të arsimit dhe të nxënit cilësor joformal. Aktualisht vetëm një numër i vogël i ofruesve jofitimprurës jo formalë ofrojnë kurse për zhvillim profesional dhe personal, si dhe edukim për demokraci dhe qytetari.

 

QËLLIMI I PROJEKTIT

1. Gjatë periudhës së projektit 2022-2024 do të ndërmerren hapa për të zgjeruar fushëveprimin e programeve joformale jo vetëm për masat e punësimit dhe tregut të punës, por edhe për shkathtësitë më të përgjithshme si për shembull edukimi financiar dhe digjital, edukimi politik dhe qytetar, zhvillimi personal, etj. Për ta arritur këtë, DVV International në Kosovë po bën përpjekje për të ndërtuar dy Qendrat e para pilot për ARr në Kosovë. Qendra e parë për ARr (ALE) tashmë është pilotuar në marrëveshje dhe në kuadër të objektit të OJQ-së THY në Prizren. Qendra e dytë për ARr do të themelohet në marrëveshje me Qendrën Kulturore të Rinisë / përkatësisht me OJQ-në KVRL, me seli në Rr. Nuredin Basha, pn në Pejë. Për të realizuar lansimin me sukses të Qendrës së dytë për ARr në ambientet e Qendrës Kulturore të Rinisë / OJQ KVRL – Pejë, është i nevojshëm rinovimi paraprak i objektit. Prandaj, përmes kësaj thirrje të hapur, DVV International kërkon një kompani profesionale e cila do të mund të kryejë rinovimin e hapësirave të brendshme të objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë. 

 

1.1 Përgjegjësitë e kompanisë që do të kryejë rinovimin e ambienteve të brendshme të objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë.      

Kompania e zgjedhur do të punojë nga afër me zyrën e DVV International në Kosovë, me Qendrën Kulturore të Rinisë në Pejë dhe me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Pejës. Paraprakisht, kompania e interesuar duhet:

  • Të vizitojnë objektin dhe të kryejë analizën paraprake të nevojave për rinovimin e nevojshëm të objektit të Qendrës Kulturore të Rinisë, në konsultim me përfaqësuesit e Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë;
  • Të identifikojë materialet që do të përdoren për rinovimin e ndërtesës, të cilat duhet të plotësojnë standardin e rinovimit cilësor me garanci të paraparë për raste të tilla të nevojshme;
  • Të bëj vlerësimet dhe llogaritjet dhe planin  detajuar të rinovimit (te paraqitur gjithashtu edhe  në 3d) nga arkitektët e kompanisë, i cili duhet t të dorëzohen së bashku me dokumentet e tjera të aplikimit;
 

1.2 Për t’i realizuar detyrat, kompania e përzgjedhur do të ndërmarrë shërbimet e mëposhtme:

  • Ndërrimi i pllakave të dëmtuara të tavanit, duke filluar nga shkallët dhe kati i dytë i ndërtesës;
  • Ndarja e korridorit të godinës me dyer dhe konstrukcione te Xhamit, dhe montimi i tyre si nga hyrja deri në fund të korridorit në katin e dytë të ndërtesës;
  • Rinovimi i dyshemesë, me pllaka apo material prej druri (laminat, parket etj.) sipas nevojës dhe në marrëveshje me Qendrën Kulturore të Rinisë në Pejë dhe DVV International .
  • Rinovim/ose ndërrimi i plote i kuzhinës në katin e dytë të ndërtesës
  • Instalimet e nevojshme elektrike të paraqitura pas ndarjes së mureve të objektit në katin e dytë
  • Rinovimi i dyshemesë/parketit në katin e dytë në sallën e trajnimit ( gërryerja dhe lyerja i tij ) ; 
  • Rinovime të tjera të nevojshme brenda objektit, të identifikuara nga Arkitekti i kompanisë së përzgjedhur, në marrëveshje me përfaqësuesit e Qendrës Kulturore të Rinisë, Komunës së Pejës dhe DVV International në Kosovë.
  • Rinovimi i tualetit në katin e dytë të objektit dhe lyerja përfundimtare do të mbulohen nga Komuna e Pejës/në kohën e koordinuar me kompaninë e përzgjedhur për rinovimet e lartpërmendura. 
 

1.3 Kriteret e aplikimit të kërkuara nga kompania për realizimin e shërbimeve:

  • Të jetë kompani e regjistruar në Republikën e Kosovës;
  • Të ketë përvojë të dëshmuar të paktën 3 vjet në fushën e rinovimit dhe mirëmbajtjes së objekteve;
  • Të ketë ekspertizë profesionale ose arkitektë të brendshëm të cilët do të mbikëqyrin dhe monitorojnë rinovimin dhe kryerjen e punimeve sipas standardeve të ndërtimit/rinovimit dhe kontratës së nënshkruar nga të dyja palët;
  • Të demonstrojë posedimin e makinerive dhe stafit profesional për kryerjen efikase të punëve të kontraktuara;
  • Të ofrojë çmimin më të arsyeshëm në përputhje me kërkesat e tregut të punës në Kosovë.
 

1.4 Korniza kohore : Qershor 2024 – Gusht 2024

 

Afati i përfundimit mund të zgjatet më së shumti 2 javë përmes konsultimit të ndërsjellë nëse një zgjatje e tillë është e nevojshme për shkak të kushteve të motit ose rrethanave të tjera të paparashikuara. Ditët e punës do të jenë përgjegjësi e kompanisë së përzgjedhur. Rinovimi i objektit do të nisë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shërbimit ndërmjet DVV International dhe kompanisë së përzgjedhur. Pagesa do të bëhet me këste, menjëherë pas përfundimit të punës së kontraktuar, qoftë e plotë/apo e pjesshme. Kjo do të specifikohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët (DVV International dhe  kompania e zgjedhur).

 

2. SHPREHJA E INTERESIT

2.1 Vizitat paraprake në objekt nga kompanitë e interesuara, të cilat do të bëjnë matjet dhe llogaritjet paraprake për rinovimin e objektit në fjalë, mund të bëhen në koordinim paraprak me përfaqësuesit e Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë, përmes shkresave ne e-mail adresat: [email protected] dhe [email protected], ose thirrjeve ne Nr. +383 49 150 255. 

2.2 Të gjitha kompanitë e interesuara për kryerjen e detyrave të lartpërmendura të projektit mund t’i dorëzojnë ofertat e tyre (të gjitha dokumentet përkatëse) siç specifikohet në seksionin 1.1 dhe 1.2. në email adresat: [email protected] dhe [email protected].

 

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës / dokumentacionit përkatës është data 16 qershor 2024.

DVV International-Kosova (Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes), Rr. Rexhep Mala, Nr. 26, Prishtinë, 10 000, Kosovë.


        

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+383 38 752 864

Peje / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+383 38 752 864

Peje / Kosove

Kontakto me shpallësin