Talis LLC, me qendër në Prishtinë (Kosovë) është një degë e Talis Albania
e themeluar në vitin 2006 në Tiranë me iniciativën e një ekipi profesionistësh italianë dhe shqiptarë të specializuar në fushën juridike, kontabilitetit, taksë, ligj të punës, financiar, tatimor dhe doganor. Objektivi kryesor është të mbështesë realitetet e huaja sipërmarrëse në fazat e vendosjes, rritjes dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre në tregun shqiptar, duke ofruar të gjithë ndihmën strategjike dhe tregtare për këtë qëllim.
Studio është duke kërkuar një kandidat/e entuziast ne fushen e marketingut dixhital “Social Media Manager” me dëshirën për të mësuar dhe për të eksperimentuar në Instagram Facebook, Faqet dhe Ads.
Kandidati ideal ka një pasion për rrjetet Sociale: është në gjendje të menaxhojë rrjetet kryesore sociale; njeh strategjite, perdorimin e praktikave më të mira dhe zgjidhjen e problemeve për të arritur angazhimin me audiencën e synuar; Krijon dhe menaxhon profile personale dhe biznesi, fushata ngjarjesh dhe grupe; hartimin, planifikimin dhe implementimin e planeve editoriale specifike për audiencën e synuar; është në gjendje të krijojë dhe menaxhojë fushata promovuese, njeh dhe zbaton teknikat e reklamimit online.
Kriteret e nevojshme:
-Aftësia për të krijuar dhe zhvilluar ide kreative
-Menaxhimi i planeve editoriale për komunikim në rrjetet sociale
-Menaxhimi i përmbajtjes sociale në Facebook, Instagram,Linkedin e Youtube,
-Zbatimi i fushatës sociale dhe dixhitale.
-Aftësia për të analizuar të dhënat për të optimizuar performancën teknike, semantike dhe të shitjeve të një faqe Sociale
Kriteret thelbesore:
-Njohuri për menaxherin e biznesit në Facebook
-Kreativitet dhe pasion për botën e komunikimit;
-Njohuri të thella të mediave sociale;
-Njohuri për funksionimin e strategjive dixhitale
-Harton dhe menaxhon planet editoriale të afta për të gjeneruar përmbajtje përkatëse dhe te rendesishme
-Zhvillimi i përmbajtjes dixhitale të aftë për të gjeneruar angazhime dhe drejtime;
-Zhvillimi i grafikëve për postime dhe fushata;
-Të bashkëpunoje ne percaktimin e strategjive dixhitale;
-Menaxhim i kanaleve sociale dhe kryerja e aktivitete te monitorimit;
-Krijon dhe menaxhon fushata në kanale të ndryshme (Facebook, Instagram, Linkedin, Google);
-Certifikate Facebook Bluprint
-Njohuri për Facebook Creator Studio
-Aftësinë për të përdorur mjetet e analizës dhe planifikimit të mediave sociale
(Social Bakers, Onlypult, Data Studio etc.).
-Njohuri për programet kompjuterike dhe mjetet për redaktimin grafik
-Përvojë në fushatat reklamuese
-Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
-Kapacitet dhe cilësi
-Qëndrim pozitiv dhe optimist
-Shkathtësi në menaxhimin bashkëkohor të projekteve të ndryshme, orientimin e rezultateve dhe aftësinë për të arritur qëllimet
-Organizimi dhe vëmendja ndaj detajeve
-Njohuri te gjuhes Anglese, gjuha italiane perben avantazh.
Kandidati do te bashkohet me një ekip vazhdimisht të azhurnuar, ku mund t'i japë hapësirë krijimtarisë dhe rritjes profesionale, duke kontribuar në performancën e faqeve web. Puna me ne do të jetë një përvojë pozitive për kurrikulën tuaj dhe për rritjen tuaj personale, një rritje të madhe të njohurive, aftësive dhe metodave të punës.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën tonë të postës elektronike [email protected] me titullin "Social Media Manager” së bashku me portofolion e tyre dhe e projekte të përfunduara nga vete kandidati.