Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Teknik të Lartë të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit

Orar i plote

Telekomunikacion

Prishtine

Kosove

Detajet

Data
30/09/2021 09:44

Pershkrimi

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:


Teknik të Lartë të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbaton detyrat e dhëna nga udhëheqësit e grupeve;
  • Realizon instalimin, konfigurimin, testimin dhe mirëmbajtjen e infrastruktures dhe sistemeve inxhinierike, sipas standardeve teknike të aplikueshme;
  • Pjesë e grupeve teknike në konfigurim dhe implementim të sistemeve të ndryshme inxhinierike: elektrike, UPS, automatizimit, sigurisë, mekanike, ngrohjes dhe ftohjes, fibrit optik, rrjetit kabllorë dhe wireless, etj. përfshirë infrastrukturen përcjellëse;
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë, manualet e udhëzimeve, skicat dhe instalimin sipas specifikimeve të pajisjeve;
  • Respekton afatet kohore të caktuara për implementimin e projekteve ;
  • Përdor në mënyrë efektive burimet, teknologjinë dhe mjetet në dispozicion për punë;
  • Zbaton dhe respekton të gjitha standardet, udhëzimet, rregulloret, politikat dhe procedurat e departamentit dhe kompanisë; 
  • Mundësi zhvillimi në udhëheqës të ekipit në të ardhmen;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Shkollimi i mesëm i përfunduar;
  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale ose kualifikimet dhe certifikimet teknike;
  • Përvojë pune e dëshmuar së paku 5 vjeçare në lëminë e njejtë ose të ngjajshme;
  • Aftësi për punë në lartësi, shtylla telekomunikuese, etj ( e preferueshme) për të cilat kompania ofron trajnimet adekuate ;
  • Aftësi të mira për punë në grup dhe bashkëpunues me të tjerët për të zbatuar detyrat e departamentit;

Ne ofrojmë:

  • Zhvillim professional;
  • Pagë konkuruese;
  • Mundësi transferi jashtë vendit;

Ky përshkrim i punës nuk ka për qëllimtë jetë një listë e plotë e të gjitha përgjegjësive, detyrave apo aftësive të kërkuara nga aplikuesi. Për shkak të ndryshimit të natyrës së punës është subjekt i shqyrtimit dhe ndryshimit në çdo kohë, me ose pa paralajmërim!


Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresëne kompanisë: [email protected].

Data e fundit e aplikimit: 14.10.2021

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

038246375

Prishtine / Kosove

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

038246375

Prishtine / Kosove

Kontakto me shpallësin