Ju prezantojmë me versionin e ri 🎉

Eksploroni versionin më të ri të Gjirafa.com, një revolucion digjital me dizajn elegant, mundësi për të gjetur informacione të reja dhe një përvojë si kurrë më parë!

Kthehu Shiko shpalljet e ngjajshme

Arkitekt/e

Orar i plote

Arkitekture dhe Dizajn

Tirane

Shqiperi

Detajet

Data
02/09/2022 14:20

Pershkrimi

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Arkitekt/e 

Arkitekti/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.

Detyrat

  • Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
  • Koordinon dhe zbaton Projektin.
  • Analizon dhe vizaton detajet tip.
  • Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
  • Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
  • Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
  • Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet master në "Arkitekturë".
  • Të ketë përvojë të mëparshme mbi 2 vjet në Projektim dhe Zbatim.
  •  Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
  • Të zotërojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Paga është e negociueshme në varësi të eksperiencës së kandidatit.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: [email protected].

Orari i punës është 8:30 – 17:00  nga e Hëna në të Premte.

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Selite, Tirane.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Shpërndaje

Kontakt

[email protected]

+355 684052085

Tirane / Shqiperi

Kjo shpallje është publikuar nga persona të tretë në platformën e Gjirafa. Gjirafa nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përmbajtjen e shpalljes ose vërtetësinë e saj. Ju lutemi, shikoni Kushtet e Përdorimit, pjesën mbi “përmbajtën e të tjerëve” për më shumë informacion.

Posto shpallje

[email protected]

+355 684052085

Tirane / Shqiperi

Kontakto me shpallësin