Mirë se vini në Gjirafa!
Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqet, produktet dhe shërbimet e Gjirafa, Inc., të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Duke shfrytëzuar Shërbimet tona, ju, në emrin tuaj, në emër të personave tjerë në kujdestarinë tuaj, dhe/apo personave që mund të qasen përmes llogarisë suaj, pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit. Pajtimi me, dhe respektimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme të Përdorimit është parakusht për shfrytëzimin e Shërbimeve tona. Në të kundërtën, ne me mirësi i’u kërkojmë të shmangni përdorimin e Shërbimeve tona.
Ne i kemi hartuar këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit, të cilave do t’i referohemi në vijim si “Kushte të Përgjithshme”, ashtu që t’iu mundësojmë juve të njoftoheni me rregullat të cilat qeverisin marrëdhënien tuaj me Gjirafa, Inc.
Edhe pse jemi munduar të sigurohemi që këto Kushte të Përgjithshme të jenë sa më të kuptueshme, ju do të hasni terme ligjore brenda këtyre Kushteve të Përgjithshme. Arsyeja e përdorimit të këtyre termeve është sepse këto Kushte të Përgjithshme formojnë dhe rregullojnë marrëdhënien e detyrueshme kontraktuese ndërmjet juve dhe Gjirafa, Inc. Prandaj, ne i’u rekomandojmë fuqishëm që t’i lexoni ato me kujdes.
Keni parasysh se këto Kushte të Përgjithshme zbatohen dhe janë të aplikueshme ndaj të gjithë përdoruesve të të gjitha uebfaqeve, Shërbimeve, dhe/apo produkteve të ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Gjirafa, Inc., (shikoni një listë jo-shteruese të uebfaqeve të Gjirafa, Inc.). Sidoqoftë, në rastet kur ndonjë uebfaqe dhe/apo shërbim i veçantë i Gjirafa, Inc. ka kushtet e veta të veçanta, kushtet e tilla të veçanta do të jenë të aplikueshme. Po ashtu, në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet këtyre Kushteve të Përgjithshme dhe kushteve të tjera të veçanta, atëherë kushtet e tilla të veçanta mbizotërojnë dhe aplikohen.
Përdorimi dhe/apo vizita e kësaj uebfaqe dhe çfarëdo uebfaqe tjetër në pronësi të Gjirafa, nënkupton pranimin tuaj të plotë, pa asnjë rezervë, të këtyre Kushteve të Përgjithshme të cilat aplikohen në tërë përmbajtjen e uebfaqeve të lartpërmendura. Në rast se ju nuk jeni dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve të Përgjithshme, ju nuk duhet të vazhdoni me përdorimin e mëtejshëm të uebfaqeve të tilla.
Nëse vazhdoni më tutje, ju, si përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar, dhe pranuar, pa asnjë rezervë, këto Kushtet të Përgjithshme, si dhe jeni dakord dhe pajtoheni me detyrimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Përgjithshme.
Nocionet e përdorura në kuadër të këtyre Kushteve të Përgjithshme kanë kuptimet si në vijim:
"Gjirafa" - nënkupton Gjirafa, Inc., Dega në Kosovë, e cila është një shoqëri tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Sh.B.A.), e cila operon si një degë e huaj e regjistruar në Republikën e Kosovës, me numër unik identifikues 810840307, me adresë të regjistruar, Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6-të, 10500 Graçanicë, Republika e Kosovës.
"Shërbime" - nënkupton të gjitha uebfaqet dhe/apo produktet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Gjirafa (shikoni një listë jo-shteruese të uebfaqeve të Gjirafa).
"Ju", apo "përdorues", apo "blerës"" nënkupton secilin vizitor dhe/apo shfrytëzues të Shërbimeve të Gjirafa, dhe, varësisht nga Shërbimet e përdorura, termi "përdorues" mund të ketë kuptime të ndryshme. Për qëllimet e këtyre Kushteve të Përgjithshme, termet "përdorues", "konsumator", dhe "klient" kanë kuptim të njëjtë, përveç nëse paraqiten ndryshe nga konteksti i përdorimit.
“Ne”, apo “neve” apo “tona” - i referohet Gjirafa.
“Palët” - nënkupton Ju dhe Gjirafa.
“Afate” – janë limitet kohore që Gjirafa i vendos për ofrimin e ndonjë Shërbimi të caktuar, varësisht nga uebfaqja dhe/apo produkti/Shërbimi që ofrohet nga Gjirafa. Ju lutem keni parasysh se afatet mund të kenë kuptime të ndryshme për produkte/Shërbime të ndryshme.
“Ditë”- i referohet cilësdo ditë kalendarike.
“Ditë pune/Ditë biznesi” – i referohet çdo dite të vitit përveç ditëve të fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare në Republikën e Kosovës, në përputhje me ligjin e aplikueshëm për festat zyrtare.
“Legjislacion i zbatueshëm” – i referohet legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të datës 9 prill 2008, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, së bashku me të gjitha amandamentimet dhe plotësimet.
“Palë e tretë” - nënkupton çdo subjekt fizik ose juridik tjetër, përpos Juve, dhe Gjirafa. Për Shërbime të caktuara, termi palë e tretë mund të ketë kuptime tjera.
“Platformë” – nënkupton dhe përfshin secilën nga uebfaqet e Gjirafa, përmes së cilave ofrohen Shërbimet dhe produktet e Gjirafa. Termi platformë më së afërmi definohet, dhe i referohet, uebsite-it që Ju e shfrytëzoni në çfarëdo momenti të caktuar.
“Praktikë korruptuese” - nënkupton ofrimin, dhënien, pranimin ose kërkimin e ndonjë objekti me vlerë, me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë çfarëdo procesi dhe/apo realizimi të ndonjë shitje/blerje.
“Praktikë mashtruese” - nënkupton shtrembërimin e fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e shfrytëzimit të Shërbimeve në dëm të Gjirafa, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet përdoruesit dhe çfarëdo pale tjetër.
“Fuqi madhore” - i referohet një ngjarje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk ndodh për fajin ose neglizhencën e palës të tillë. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në, luftërat apo revolucionet, zjarret, epidemitë, pandemitë, karantinat, embargot, vonesat doganore, dështimi i internetit apo ndërprerjet nga ofruesit e energjisë elektrike, sulmet masive në internet, dhe shpërndarja e viruseve në rrjetin e internetit, që ndikon mundësinë e Gjirafa për të ofruar Shërbimet e veta, dhe situata të ngjashme jashtë kontrollit të palëve.
Të gjitha termet dhe nocionet e definuara më lartë janë nocione të përgjithshme, dhe si të tilla zbatohen në të gjitha Shërbimet dhe uebfaqet e Gjirafa, përveç nëse një uebfaqe e caktuar ka përkufizime të veçanta të nocioneve dhe termeve, në të cilin rast përkufizimet e nocioneve dhe termeve të veçanta do të jenë të aplikueshme. Në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet përkufizimeve të këtyre nocioneve të përgjithshme dhe përkufizimeve të nocioneve të veçanta, atëherë përkufizimet e nocioneve të veçanta mbizotërojnë.
Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
Pranimi i këtyre Kushteve të Përgjithshme krijon një marrëdhënie kontraktuese dhe detyruese ndërmjet Juve dhe Gjirafa. Çfarëdo ndryshime dhe/apo plotësime të Kushteve të Përgjithshme konsiderohen se kanë ndryshuar dhe/apo plotësuar marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe Gjirafa. Këto Kushte të Përgjithshme hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
Për të shmangur çfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të këtyre Kushteve të Përgjithshme do të jetë momenti i parë i shfaqjes së cilësdo nga rrethanat e përcaktuara në paragrafin paraprak.
Kushtet e Përgjithshme mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi viziton një nga uebfaqet e Gjirafa, dhe/ose për sa kohë që mbeten të regjistruar si përdorues të Shërbimeve të Gjirafa. Në rast se përdoruesi vendos të mbyll llogarinë me Gjirafa dhe të paguaj çfarëdo detyrimi monetar të mbetur ndaj Gjirafa, atëherë Kushtet e Përgjithshme mbesin në fuqi deri në momentin e përfundimit të procedurave për mbylljen e llogarisë.
Gjirafa do të përpunojë dhe mirëmbajë të dhënat personale në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, Gjirafa vullnetarisht dhe në vazhdimësi bënë përpjekje për të harmonizuar politikat e veta të procesimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale me standardet më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, si Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), të Bashkimit Europian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.
Për më shumë informata në lidhje me trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, i’u lutem lexojeni me kujdes Njoftimin për Privatësi të publikuar në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni Njoftimin e Privatësisë). Njoftimi i Privatësisë përbën një pjesë integrale dhe të pandashme të këtyre Kushteve të Përgjithshme. Po ashtu, Njoftimi i Privatësisë është i aplikueshëm për cilindo dhe të gjitha uebfaqet dhe Shërbimet e Gjirafa, përveç në rastet kur ndonjë uebfaqe dhe/apo Shërbim i veçantë ka ndonjë njoftim dhe/apo politikë të veçantë të aplikueshme.
Ju pajtoheni që të komunikoni me Gjirafa në mënyrë elektronike, përmes emailit, teksteve, njoftimeve, apo mesazheve në platformat tona. Ju mund të ruani kopje të këtyre komunikimeve për dosjet tuaja.
Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet tjera që ne i’u ofrojmë Juve në mënyrë elektronike janë valide dhe përmbushin çfarëdo kërkese ligjore për barasvlefshmëri me komunikimet në shkrim duke u bazuar, por pa u limituar, në Ligjin Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike, dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe ligjet e vendit ku Gjirafa operon apo ushtron aktivitetet e veta, dhe normat ndërkombëtare për komunikim zyrtar elektronik.
Komunikimi Juaj me Gjirafa do të realizohet përmes përfaqësuesve të Gjirafa të cilët janë përgjegjës për fushën përkatëse për të cilën bëhet fjalë. Ju mund t’i drejtoheni Gjirafa me shkrim në çdo kohë duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit), dhe/apo adresën e regjistruar të Gjirafa si në vijim:
Gjirafa, Inc. – Dega në Kosovë
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6-të
10500 Graçanicë, Republika e Kosovës
Po ashtu, duke përdorur Shërbimet e Gjirafa, Ju, në mënyrë shprehimore pajtoheni dhe jepni pëlqimin tuaj që Gjirafa të përdor kanalet e komunikimit të dhëna nga Ju, duke përfshirë emailin, numrin e telefonit, llogaritë e rrjeteve sociale, etj., për qëllime të shpërndarjes së reklamave, materialeve promovuese, dhe ofertave të ndryshme.
Ju keni të drejtë që të kërkoni nga Gjirafa që të ndërpres shpërndarjen e porosive të tilla me qëllim të marketingut në çdo kohë, duke ndjekur udhëzimet e përshkruara në porosinë përkatëse.
Qasja në platformat dhe Shërbimet e Gjirafës mundësohet me nismën e përdoruesve, dhe jo me iniciativën e Gjirafa. Përdoruesit e platformave dhe Shërbimeve janë vetë përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e mjeteve të nevojshme, siç janë pajisjet elektronike, sistemet operative, softuerët e ndryshëm, dhe çfarëdo shërbime tjera që janë të nevojshme për t’u qasur në platformat dhe Shërbimet e Gjirafa.
Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemeve të tyre kundër viruseve dhe softuerëve dashakeq, përfshirë mbrojtjen e të dhënave të tyre financiare.
Gjirafa bën çdo përpjekje të mundshme për t’u siguruar që të gjitha masat e nevojshme të sigurisë të jenë ndërmarrë për të mbrojtur platformat dhe uebfaqet e veta kundër viruseve dhe softuerëve të tjerë dashakeq, dhe përdor sisteme të sigurisë për të kontrolluar qasjen në uebfaqet e veta, në mënyrë që të parandalojë sulmet dhe çfarëdo veprime tjera të paautorizuara.
Sidoqoftë, Gjirafa nuk garanton se përmbajtja e platformave të veta do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshëm, dhe si rrjedhojë, në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdo dëmesh të shkaktuara ndaj pajisjeve, softuerëve, dosjeve, etj., të përdoruesve të lartpërmendur, si dhe për çfarëdo dëmesh të shkaktuara ndaj përdoruesit, për shkak të ndonjë prej shkaqeve të lartpërmendura.
Në varësi të pajtueshmërisë tuaj me këto Kushte të Përgjithshme dhe, në rastet kur kërkohet, pagesës së çfarëdo tarife të aplikueshme, Gjirafa i’u jep Juve një licencë të limituar, jo-ekskluzive, jo-të-transferueshme, jo-të-nënlicensueshme për t’u qasur dhe përdorur Shërbimet e Gjirafa për qëllime personale dhe jo-komerciale.
Për të përdorur Shërbime të caktuara të ofruara nga Gjirafa, Juve mund t'iu duhet të regjistroni një llogari me Gjirafa, dhe mund t'iu kërkohet të kyçeni në një llogari të tillë. Po ashtu, për të shfrytëzuar Shërbime të caktuara të ofruara nga Gjirafa, Juve mund t'iu kërkohet të përcaktoni dhe ofroni të dhëna për një metodë të vlefshme pagese.
Nëse Ju hapni llogari me Gjirafa, në lidhje me Shërbimet tona, Ju jeni dhe mbeteni përgjegjës për mirëmbajtjen e konfidencialitetit të llogarisë tuaj, fjalëkalimit të llogarisë tuaj, dhe detajet e metodave të pagesës të asociuara me llogarinë tuaj, si dhe për kufizimin e qasjes në llogarinë tuaj. Po ashtu, Ju jeni dhe mbeteni përgjegjës, si dhe pajtoheni dhe pranoni përgjegjësinë, për të gjitha aktivitetet, përfshirë blerjet, që realizohen përmes dhe nga llogaria juaj dhe/apo fjalëkalimi juaj.
Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me Gjirafa, apo të japin të dhënat e tyre personale. Përdoruesit që janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek Gjirafa, por vetëm nëse ata kanë pëlqimin e prindit dhe/apo kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këto Kushte të Përgjithshme për, dhe në emër të, të miturit mes moshës trembëdhjetë (13) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.
Gjirafa nuk ka asnjë detyrim të hulumtojë dhe/apo kontrollojë, në çfarëdo forme, vërtetësinë e të dhënave që Ju vendosni në fushat e kërkuara për regjistrimin e llogarisë tuaj. Sidoqoftë, Gjirafa mundet, por nuk është e obliguar që, në rastet kur ka arsye për të dyshuar vërtetësinë e të dhënave në lidhje me moshën e përdoruesit, të kërkoj informata shtesë, përveç informatave standarde që kërkohen, në mënyrë që të konfirmoj të dhënat e pranuara nga Ju.
Përmbajtja e vënë në dispozicion përmes platformave të Gjirafa që i dedikohet audiencës së moshës minorene gjithmonë kontrollohet për të siguruar përshtatshmërinë për moshën e përdoruesve. Mirëpo, Gjirafa, në asnjë rrethanë, nuk mban ndonjë përgjegjësi nëse përmbajtja, përkundër grup-moshës së audiencës të cilës i është dedikuar, mund të shkaktoj çfarëdo reagimi tek përdoruesit e moshës së mitur. Prindi dhe/apo kujdestari ligjor mbetet përgjegjës për vlerësimin e përshtatshmërisë së përmbajtjes për personat e moshës së mitur nën kujdesin dhe përgjegjësinë e tyre.
Sipas këtyre Kushteve të Përgjithshme, dhe sipas Njoftimit tonë të Privatësisë (shikoni Njoftimin e Privatësisë), prindërit dhe/apo kujdestarët ligjor bartin përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën madhore. Gjirafa në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e një prindi dhe/apo kujdestari ligjor në raport me një të mitur që është në kujdesin e tyre. Ne i’u këshillojmë fuqishëm që të vëzhgoni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona.
Kur Ju përdorni aplikacione të krijuara nga dhe/apo në pronësi të Gjirafa, si aplikacionet “Gjirafa” dhe “GjirafaVideo”, dhe/apo aplikacione të tjera që mund zhvillohen nga Gjirafa, Ju mund t’i jepni Gjirafa leje të caktuara për t’u qasur në pajisjen tuaj, nga e cila Ju qaseni në aplikacionet e sipërpërmendura. Shumica e pajisjeve të tilla elektronike i’u njoftojnë dhe/apo kërkojnë pëlqimin tuaj për të lejuar qasje në pajisjen tuaj nga aplikacione të tilla, me ç’rast Ju mund të vëreni, dhe përkatësisht, zgjidhni të jepni, apo të mos jepni, pëlqimin tuaj për qasje të tillë. Keni parasysh se në raste të caktuara dhënia e lejeve të tilla mund të jetë një parakusht për shfrytëzimin e aplikacioneve të sipërpërmendura.
Qasja e ofruar për Ju në Shërbimet e Gjirafa dhe aplikacione të tilla mund të ndërprehet njëanshëm nga Gjirafa në çdo kohë kur Gjirafa vlerëson se Ju nuk jeni duke vepruar në pajtueshmëri me këto Kushte të Përgjithshme, dhe/apo kushte tjera të veçanta që janë të aplikueshme për ndonjë Shërbim dhe/apo uebfaqe të veçantë.
Gjirafa bën çdo përpjekje të mundshme për t’u siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga dhe në platformat e veta janë të plota, të sakta, të rifreskuara, dhe të qarta. Megjithatë, kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen njëkohësisht. Rrjedhimisht, Gjirafa nuk do të jetë, në asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, përgjegjëse për ndonjë gabim, mangësi, apo lëshim në lidhje me dhënien e informacionit, apo për çfarëdo vonese, ndërprerje, apo paaftësi të transmetimit të informacionit, apo për çfarëdo dëme të shkaktuara ndaj përdoruesve për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.
Asnjë nga platformat e Gjirafa dhe/apo përmbajtjeve në uebfaqet e Gjirafa nuk përbëjnë këshilla financiare, ligjore, apo çfarëdo këshille, nxitje, apo iniciative tjetër për të kryer një investim, apo çfarëdo transaksioni të mundshëm. Gjirafa në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdo përdorimi të internetit nga përdoruesit të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.
Pjesë të përmbajtjes së ofruar në Shërbimet tona mund të burojnë nga përdoruesit, publikuesit, dhe palë të tjera të treta. Edhe pse ne përpiqemi që të rishikojmë përmbajtje të tilla kohë pas kohe, ne nuk e zhvillojmë këtë proces për çdo uebfaqe, dhe nuk bartim përgjegjësi për çfarëdolloj përmbajtje që buron nga një palë e tretë dhe është vënë në dispozicion nëpërmjet Shërbimeve tona.
Platformat e Gjirafa, dhe vetë shfletuesit e internetit, i‘u mundësojnë përdoruesve që të transferohen tek uebfaqet e palëve të treta përmes vegëzave të ndryshme. Përmbajtja e atyre faqeve të lidhura është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë dhe/apo kanë në pronësi uebfaqe të tilla. Gjirafa dhe platformat e veta ofrojnë lidhje me uebfaqet e palëve të treta vetëm si një lehtësi për përdoruesit, dhe përfshirja e çfarëdo lidhje për këto uebfaqe, në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohet se përbën ose nënkupton një ndërmarrje, ose garanci, ose nxitje, ose miratim nga Gjirafa.
Gjirafa nuk garanton disponueshmërinë e uebfaqeve të tilla dhe, në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, integritetin, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit, apo cilësinë, dhe/apo tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet uebfaqeve të sipërpërmendura të palëve treta. Gjirafa gjithashtu nuk garanton se përmbajtja e uebfaqeve të tilla nuk përmban viruse dhe/apo softuere dashakeqe tjera të cilat mund të dëmtojnë pajisjet, programet dhe/apo softuerët e përdoruesve.
Gjirafa shprehimisht mohon përgjegjësinë për çfarëdo dëmi që mund të shkaktohet ndaj përdoruesve nga uebfaqet e palëve të treta. Çfarëdo dëmesh që mund të shkaktohen, materiale apo jo-materiale, nga uebfaqet e palëve të treta janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë dhe e vetme e pronarëve dhe/apo operatorëve të uebfaqeve të tilla, dhe jo e Gjirafa. Prandaj, çfarëdo pretendimi që Ju mund të keni në lidhje me uebfaqet e palëve të treta, duhet të drejtohen tek pronarët dhe/apo operatorët e këtyre faqeve.
Tërë përmbajtjet e të gjitha uebfaqeve të Gjirafa, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, indikativët/treguesit, markat tregtare, titujt dallues, tekste, lajme, fotografi, imazhe, dhe Shërbimet që ofrohen, janë në pronësi të Gjirafa, dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, përfshirë Ligjin Nr. 08/L-059 për Patentat, Ligjin Nr. 08/L-055 për Dizajnin Industrial, Ligjin Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, siç është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-047 dhe Ligjin Nr. 06/L-120, Ligjin Nr. 04/L-026 për Markat Tregtare, siç është ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-040, dhe ligjet e tjera të aplikueshme për dhe në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura të palëve të treta, të cilat mund të jenë të drejtat të mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve, ose palë tjera të treta, mbi të cilat Gjirafa, në asnjë rast, nuk pretendon të ketë çfarëdo pronësie ose të drejte.
Ju e kuptoni se modifikimi, publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çfarëdo përdorimi i përmbajtjes në tërësi, ose pjesëve të uebfaqes, apo me çfarëdo mjeti, për qëllime komerciale, dhe/apo qëllime tjera, nuk lejohet në asnjë mënyrë, pa pranimin e pëlqimit me shkrim nga Gjirafa.
Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypja, apo ruajtja e pjesëve të përmbajtjes së sipërpërmendur lejohet për përdorim personal tuajin, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një dëftesë të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës, përkatësisht autorit, dhe me konfirmimin se kopjimi, shtypja, ose ruajtja nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera, përveç përdorimit personal.
Gjirafa është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave e autorit dhe të drejtave të përafërta, dhe vazhdon përpiqet të sigurohet që këto të drejta të respektohen në tërësi.
E tërë përmbajtja e përfshirë, vënë në dispozicion, apo publikuar nëpërmjet cilësdo nga Shërbimet e Gjirafa, që në mënyrë shprehimore theksohet se është vënë në dispozicion ose publikuar nga Gjirafa, që përfshinë, pa u kufizuar në, çfarëdo tekste, grafika, logo, imazhe, audio klipe, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere, janë pronë e Gjirafa, apo e furnizuesve të përmbajtjes së Gjirafa, dhe mbrohen nga Ligji Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, siç është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-047 dhe Ligjin Nr. 06/L-120, që është i aplikueshëm në Republikën e Kosovës, ligjet e vendit ku Gjirafa operon apo ushtron aktivitetet e veta, si dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.
Nëse, gjatë shfrytëzimit të Shërbimeve tona, Ju mendoni dhe/apo vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar, ju lutemi të mos hezitoni të kontaktoni Gjirafa duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Keni parasysh se për Shërbime të caktuara të veçanta të ofruara nga Gjirafa, rregulla të veçanta mund të rregullojnë këtë fushë, krahas këtyre Kushteve të Përgjithshme.
Markat tregtare të Gjirafa janë të mbrojtura me ligj, përfshirë nga Ligji Nr. 04/L-026 për Markat Tregtare, siç është ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-040 dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës, ligjet e vendit ku Gjirafa operon apo ushtron aktivitetet e veta, si dhe normat ndërkombëtare për markat tregtare.
Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që është identike, ose në masë substanciale e ngjashme me, ndonjë nga markat tona tregtare, gjatë rrjedhës së aktiviteteve të tyre komerciale. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markave tregtare konsiderohet një shkelje mbi të drejtat pronësore të markave tregtare në pronësi të Gjirafa.
Në rast të shkeljes mbi ndonjërën prej markave tona tregtare, Ju do të mbaheni përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj Gjirafa dhe/apo bashkëpunëtorëve të Gjirafa (shikoni një listë jo-shteruese të markave tregtare të Gjirafa).
Të gjitha markat tjera tregtare të cilat nuk janë në pronësi të Gjirafa që mund të shfaqen në ndonjë nga Shërbimet e Gjirafa janë pronë e pronarëve të tyre përkatës, të cilët mund të jenë apo të mos jenë të ndërlidhur, dhe/apo të lidhur me, apo të sponsorizuar nga Gjirafa. Markat e tilla tregtare vendosen në Shërbimet tona sipas marrëveshjeve përkatëse mes pronarëve të tyre përkatës dhe Gjirafa.
Ju keni mundësinë e raportimit të çfarëdo përmbajtje që është e pa përshtatshme, ose përmbajtje që Ju vlerësoni se është cenim ndaj Juve, ose personave tjerë nën përgjegjësinë tuaj ligjore. Ju po ashtu mund të raportoni përmbajtje që Ju konsideroni se përbën shpifje, fyerje dhe/apo në ndonjë mënyrë tjetër përfaqëson përmbajtje të pavërtetë për Ju, dhe/apo persona tjerë nën kujdestarinë tuaj ligjore.
Për më tepër, Ju keni mundësinë e raportimit të çfarëdo përmbajtje që Ju vlerësoni se është një shkelje mbi të drejtat e pronësisë intelektuale tuaja, apo të ndonjë pale tjetër. Nëse, gjatë shfrytëzimit të Shërbimeve tona Ju vëreni prezencën e ndonjë përmbajtjeje që vlerësoni se përputhet me përshkrimet e sipërpërmendura, i’u lutemi të mos hezitoni të kontaktoni Gjirafa duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Kujdesi ndaj klientit bart rëndësi të veçantë për Gjirafa. Tek Gjirafa, ne gjithmonë vendosim klientët tonë në qendër të aktiviteteve tona, dhe përpiqemi të përmbushim të gjitha nevojat e tyre.
Nëse Ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, për gjurmim të ndonjë porosie, apo çfarëdolloj ndihme tjetër lidhur me ndonjë Shërbim të ofruar nga Gjirafa, Ju gjithmonë keni mundësinë të na kontaktoni drejtpërdrejt duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Të gjitha platformat dhe Shërbimet e ofruara nga Gjirafa duhet të përdoren vetëm për qëllime të ligjshme, dhe në një mënyrë të tillë ashtu që mos të kufizojë dhe/apo pengojë përdorimin e tyre nga ndonjë palë e tretë.
Përdoruesit duhet të veprojnë në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, duke përfshirë por pa u kufizuar në Ligjin Nr. 04/L-094 për Shërbimet e Shoqërisë Informatike, Ligjin Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, Ligjin Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike, si dhe ligjet e vendit ku Gjirafa operon apo ushtron aktivitetet e veta, dhe normat ndërkombëtare për përdorimin e internetit.
Përdoruesit, gjithashtu duhet të përmbahen nga çfarëdo sjellje e paligjshme, abuzive, dhe/apo e papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për përdorues tjerë, dhe/apo të shkaktojë dëme ndaj internetit, dhe të zgjatet tek dhe/apo ndikojë mbi Gjirafa në çfarëdo mënyre, qoftë të drejtpërdrejtë dhe/apo të tërthortë.
Në rast se Gjirafa e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, dhe/apo i kërkohet të paguajë çfarëdolloj kompensimi, si pasojë e një shkelje nga një përdorues mbi detyrimet e veta, përdoruesi i sipërpërmendur është dhe mbetet përgjegjës për kompensimin e Gjirafa për tërësinë e dëmit të shkaktuar, në përputhje me rrethanat respektive.
Ju garantoni se mjetet e përdorura për transaksionet me Gjirafa nuk burojnë nga aktivitete joligjore dhe/apo të paligjshme, dhe mjetet e sipërpërmendura nuk janë duke shfrytëzuar si përçues për shpëlarje të parave dhe/apo financimit të aktiviteteve terroriste.
Ju mund të postoni komente, vlerësime, foto, video dhe përmbajtje të tjera, të dërgoni kartolina elektronike, dhe komunikime tjera, dhe të paraqisni sugjerime, ide, komente, pyetje ose informacione të tjera, për sa kohë që përmbajtja e tillë nuk është e paligjshme, e pahijshme, kërcënuese, shpifëse, cenuese ndaj privatësisë, cenuese ndaj të drejtave të pronësisë intelektuale, apo ndryshe e dëmshme ndaj Gjirafa, dhe/apo palëve të treta, dhe nuk përbëhet nga, ose përmban, viruse softuerike, bërje fushatash politike, thirrje komerciale, letra zinxhir, postime masive, çfarëdo forme të “spam", ose mesazhe elektronike komerciale të pa kërkuara.
Ju nuk mund të përdorni një email adresë të rreme, të shtireni si ndonjë person tjetër fizik apo entitet juridik duke përdorur të dhënat e tyre, ose të mashtroni ndryshe lidhur me origjinën e informatave, dhe/apo përmbajtjeve. Gjirafa rezervon të drejtën e plotë, por nuk ka asnjë detyrim, për të larguar ose redaktuar përmbajtje të tilla dhe/apo rishikuar rregullisht përmbajtjet e postuara nga përdoruesit.
Nëse postoni përmbajtje ose paraqisni materiale, Ju i jepni Gjirafa një të drejtë jo-ekskluzive, pa tarifa, të vazhdueshme, të parevokueshme, dhe plotësisht të nën-licensueshme, për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, botuar, performuar, përkthyer, krijuar vepra derivate nga, dhe regjistruar të drejta që buronjë nga përmbajtet e tilla, të shpërndajë dhe shfaq përmbajtjet e tilla nëpër të gjithë botën, në çfarëdo media, dhe pa asnjë kufizim, përveç nëse Gjirafa i’u njofton Juve ndryshe.
Ju i jepni Gjirafa dhe nënlicensuesve të drejtën e parevokueshme për të përdorur emrin me të cilin Ju paraqiteni në lidhje me përmbajtje të tilla.
Ju zotoheni dhe garantoni se Ju zotëroni apo përndryshe kontrolloni të gjitha të drejtat për përmbajtjen Ju që postoni, dhe se përmbajtja është e saktë dhe se përdorimi i përmbajtjes që Ju ofroni nuk i shkel këto Kushte të Përgjithshme dhe/apo ndonjë nga kushtet tjera të Gjirafa.
Ju gjithashtu zotoheni dhe garantoni se përmbajtja e postuar nga Ju nuk do të shkaktojë asnjë dëm ndaj Gjirafa, apo ndonjë personi dhe/apo entiteti tjetër ligjor. Ju jeni veçanërisht përgjegjës për dëmshpërblimin e Gjirafa për të gjitha pretendimet dhe/apo dëmet që rezultojnë nga përmbajtja që Ju postoni.
Gjirafa ka të drejtë, por nuk është e detyruar, për të monitoruar, redaktuar, ose larguar çfarëdo aktiviteti dhe/ose përmbajtje tuajën, kurdo që Gjirafa vendos sipas diskrecionit të vet. Gjirafa nuk merr asnjë përgjegjësi dhe/apo mban asnjë detyrim për çfarëdo përmbajtje të postuar nga Ju apo ndonjë palë e tretë nëpërmjet llogarisë suaj.
Gjirafa rezervon të drejtën që të refuzoj apo të anuloj çfarëdo transaksioni, sipas vullnetit të vet të lirë, në çdo kohë, dhe për çfarëdo arsye.
Disa situata që mund të rezultojnë me refuzimin apo anulimin e një transaksioni përfshijnë, por nuk kufizohen në, dyshim për mashtrim me kartelë krediti apo kartelë debiti, ekzistencën e çfarëdo arsyeje për të besuar se transaksioni është i pa-autorizuar, shkeljen e ndonjë ligji, rregulli, apo rregulloreje, dhe/apo situata të tjera që na bëjnë të besojmë se pagesa mund të jetë realizuar nëpërmjet keqpërdorimeve të çfarëdoshme.
Gjirafa në çdo kohë mund të kërkoj verifikim apo informacione shtesë për çfarëdo transaksioni.
Çmimi i produkteve dhe/apo Shërbimeve të listuara në uebfaqet tona përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSh), dhe, kur janë të aplikueshme, obligimet doganore. Megjithatë, para procesimit të porosisë, ne i'u kërkojmë Juve që të lexoni me kujdes detajet e porosisë.
Në rastet kur çmimi i një produkti dhe/apo Shërbimi nuk i ka të përfshira tatimet, obligimet doganore, apo tarifa të tjera të imponuara nga ligji, përfshirë tarifa të cilat janë të aplikueshme për blerje nga jashtë vendit, atëherë Ju obligoheni që të paguani të gjitha tatimet dhe detyrimet tjera, krahas çmimit blerës.
Ne rezervojmë të drejtën që, në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak, të modifikojmë, përmirësojmë, kufizojmë, dhe/apo ndërprejmë, përkohësisht apo në mënyrë të përhershme, ndonjë nga Shërbimet tona, ose pjesë të Shërbimeve tona, apo pjesë të funksioneve të Shërbimeve tona, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tepër, ne rezervojmë të drejtën për të prezantuar apo aktivizuar veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.
Në çdo rast kur, pas modifikimeve, përmirësimeve, kufizimeve, dhe/apo ndërprerjes së Shërbimeve tona, Ju vazhdoni përdorimin e tyre, ne konsiderojmë se Ju jeni pajtuar me Shërbimet e tilla të modifikuara, përmirësuara, kufizuara dhe/apo ndërprera.
Plotësimet, Ndryshimet, dhe Ndashmëria e Kushteve të Përgjithshme
Gjirafa në vazhdimësi përmirëson dhe avancon Shërbimet ekzistuese, si dhe ofron shërbime të reja. Kjo do të thotë ne që Gjirafa mund të shtojë funksionalitete të reja, produkte, dhe/apo shërbime, apo t’i ndërprejë Shërbimet ekzistuese. Gjirafa mund të ndërmarrë cilindo nga këto veprime në çdo kohë, dhe mund të mos jetë në gjendje t’iu njoftoj Juve paraprakisht. Në raste të tilla, këto Kushte të Përgjithshme mund të modifikohen dhe/apo plotësohen krahas modifikimit dhe/apo plotësimit të Shërbimeve.
Nëse se Ju vazhdoni t’i përdorni Shërbimet e Gjirafa edhe pas ndryshimeve të tilla, atëherë ne konsiderojmë se Ju i keni pranuar dhe pajtoheni me ndryshimet e tilla të Shërbimeve, respektivisht modifikimet dhe/apo plotësimet e Kushteve të Përgjithshme, dhe se Ju nuk keni asnjë vërejtje në lidhje me modifikimet dhe/apo plotësimet e këtyre Kushteve të Përgjithshme.
Në rast se ndonjë pjesë, paragraf dhe/apo nëntitull i këtyre Kushteve të Përgjithshme konsiderohet dhe/apo konstatohet i pavlefshëm nga ndonjë autoritet kompetent për çfarëdo arsye, atëherë pjesët tjera të këtyre Kushteve të Përgjithshme mbeten në fuqi dhe ruajnë efekt të plotë juridik, pa u ndikuar nga pjesa e konsideruar e pavlefshme.
Gjirafa shpreson se Ju do të përdorni Shërbimet e veta në vazhdimësi. Megjithatë, në rast se Ju dëshironi të ndërpreni marrëdhënien tuaj me Gjirafa, Ju mund të veproni ashtu duke kërkuar nga Gjirafa që llogaria tuaj të mbyllet dhe/apo fshihet.
Në anën tjetër, Gjirafa gjithashtu mund të ndërpresë marrëdhënien e vet me Ju në çdo kohë, për çfarëdo arsye, dhe pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin e Shërbimeve tona nga ana juaj, apo të refuzojmë të ofrojmë Shërbimet tona. Për shembull, ne mund të çaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i pasivitetit për një kohë të gjatë.
Për më tepër, nëse, sipas vlerësimit të Gjirafa, përdoruesi ka përdorur praktika korruptuese dhe/apo mashtruese para, dhe/apo gjatë, shfrytëzimit të Shërbimeve tona, Gjirafa, pa paragjykim ndaj mekanizmave të tjerë për adresimin e shkeljeve mbi këto Kushte të Përgjithshme, mund ta ndërpresë ofrimin e Shërbimeve, përfshirë shitjen e mallrave dhe/apo produkteve, tërësisht apo pjesërisht, përmes njoftimit me shkrim.
Gjirafa mund të ndërpresë Shërbimet e veta në çdo kohë, dhe të çregjistroj cilindo përdorues pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që Gjirafa nuk mund të ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj përdoruesit. Nëse Gjirafa ka ndonjë detyrim të pakryer ndaj përdoruesit, Gjirafa do ta përmbushë detyrimin pasi ta çregjistroj përdoruesin nga platformat e veta, ose pas ndërprerjes së Shërbimeve.
Pavarësisht kushteve tjera në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e këtyre Kushteve të Përgjithshme për shkak të shkeljeve, asnjëra palë nuk konsiderohet të ketë shkelur mbi obligimet e veta nëse, dhe deri në atë masë që, vonesa në përmbushje, dhe/apo dështimet e tjera në përmbushjen e obligimeve, janë rezultate të ndonjë ngjarje të shkaktuar nga një fuqi madhore dhe përtej kontrollit të palës së prekur.
Nëse ndonjë gjendje e fuqisë madhore ndodh, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e veta. Nëse Gjirafa nuk ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet tjera, që nuk ndikohen nga kushtet e fuqisë madhore, dhe prandaj janë të realizueshme, si dhe do të kërkojë çfarëdo rrugë alternative për t’i përmbushur obligimet e veta pa u parandaluar nga ngjarja e fuqisë madhore.
Dështimi i cilësdo palë që të zbatojë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Përgjithshme nuk do të konstituojë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë heqje dorë nga këto Kushte të Përgjithshme, përveç siç është përcaktuar në këto Kushte të Përgjithshme.
Ju nuk mund t’i transferoni të drejtat dhe/apo obligimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Përgjithshme, dhe/apo kushtet e veçanta që janë të aplikueshme kur Ju përdorni Shërbime të caktuara të ofruar nga Gjirafa, tërësisht apo pjesërisht, pa miratim paraprak me shkrim nga Gjirafa. Me miratimin e Gjirafa, Ju mund t’i transferoni të drejtat dhe/apo obligimet tuaja sipas këtyre Kushteve të Përgjithshme tek cilido subjekt për të cilin Gjirafa ka dhënë leje të shkruar.
Gjirafa mund të transferoj lirshëm të drejtat dhe/apo detyrimet që rrjedhin nga këto Kushte të Përgjithshme te palët e treta, pa pasur nevojë për pëlqimin tuaj verbal apo të shkruar. Sidoqoftë, transferimi i tillë nuk do të përdoret për pakësimin dhe/apo mos respektimin e të drejtave tuaja.
Përmes njoftimit me shkrim, që mund të publikohet në uebfaqet e Gjirafa, Gjirafa mund t’i pezullojë Shërbimet e veta, dhe/apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të Shërbimeve që janë objekt i këtyre Kushteve të Përgjithshme.
Këto Kushte të Përgjithshme janë shkruar në gjuhët angleze dhe shqipe, dhe po ashtu mund të publikohen në gjuhë të tjera. Në rast të ndonjë mospërputhje në mes të versioneve të gjuhëve të ndryshme, versioni në gjuhën angleze do të mbizotërojë.
Këto Kushte të Përgjithshme janë hartuar në përputhje me, dhe janë subjekt i ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, pa përfshirë parimet e konfliktit të ligjeve.
Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim i dalur nga, apo i lidhur me këto Kushte të Përgjithshme, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e tyre, do të zgjidhet me arbitrazh nën patronazhin e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sipas Rregullave të Arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të aplikueshme në kohën kur paraqitet rasti për zgjidhje, si dhe në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Numri i arbitrave do të jetë një (1), gjuha që do të pëdoret në procedurat e arbitrazhit do të jetë gjuha angleze, dhe vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Republika e Kosovës.
Ligji i aplikueshëm dhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve aplikohen për të gjitha Shërbimet e Gjirafa, këto Kushte të Përgjithshme, dhe kushtet e tjera të veçanta të cilat janë të aplikueshme për Shërbime të caktuara të ofruara nga Gjirafa, përveç nëse ligji i aplikueshëm dhe metodat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përcaktohen ndryshe nga kushtet të tilla të veçanta. Në raste të tilla, dispozitat e kushteve të tilla të veçanta mbizotërojnë.
Mirë se vini në Gjirafa!
Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqet, produktet dhe shërbimet e Gjirafa Inc., të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Kur ju përdorni Shërbimet tona, ju mund të ndani disa të dhëna personale me ne.
Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Prandaj, Gjirafa është e përkushtuar për respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë tuaj. Ky Njoftim i Privatësisë përshkruan mënyrën se si Gjirafa mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale nëpërmjet Shërbimeve që i referohen këtij Njoftimi të Privatësisë.
Nocionet e përdorura në kuadër të këtij Njoftimi të Privatësisë kanë kuptimet si në vijim:
"Gjirafa" - nënkupton Gjirafa, Inc., Dega në Kosovë, e cila është një shoqëri tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Sh.B.A.), e cila operon si një degë huaj e regjistruar në Republikën e Kosovës, me numër unik identifikues 810840307, me adresë të regjistruar, Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6-të, 10500 Graçanicë, Republika e Kosovës.
"Shërbime" - nënkupton të gjitha uebfaqet dhe/apo produktet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Gjirafa (shikoni një listë jo-shteruese të uebfaqeve të Gjirafa).
"Ju", apo "përdorues" - i referohet entitetit apo individit që përdor Shërbimet tona.
"Ne", apo "neve" apo "tona" - i referohet Gjirafa.
"Përdorues" - nënkupton secilin vizitor dhe/apo shfrytëzues të Shërbimeve të Gjirafa, dhe, varësisht nga Shërbimet e përdorura, termi “përdorues” mund të ketë kuptime të ndryshme. Për qëllimet e këtij Njoftimi të Privatësisë, termet “përdorues”, dhe “klient” kanë kuptim të njëjtë, përveç nëse paraqiten ndryshe nga konteksti i përdorimit.
“Legjislacion i zbatueshëm” – i referohet legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës sipas, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të datës 9 prill 2008, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, së bashku me të gjitha amandamentimet dhe plotësimet.
“Palë e tretë” - nënkupton çdo subjekt fizik ose juridik tjetër, përpos Juve, dhe Gjirafa.
“Platformë” – nënkupton dhe përfshin secilën nga uebfaqet e Gjirafa, përmes së cilave ofrohen Shërbimet dhe produktet e Gjirafa. Termi platformë më së afërmi definohet dhe i referohet uebsite-it që Ju e shfrytëzoni në çfarëdo momenti të caktuar.
“Gjirafa AdNetwork” - i referohet platformën e avancuar të reklamimit digjital të Gjirafa (www.gj.al/AdNetwork).
Të gjitha termet dhe nocionet e definuara më lartë janë nocione të përgjithshme, dhe si të tilla zbatohen në të gjitha Shërbimet dhe uebfaqet e Gjirafa.
Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
Kur Ju përdorni Shërbimet dhe/apo vizitoni ndonjë nga uebfaqet e Gjirafa, Ju pajtoheni me kushtet e përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë. Duke vepruar kështu, Ju e autorizoni Gjirafa që të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja, sipas praktikave të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, si dhe në harmoni me ligjet e aplikueshme.
Gjirafa e ka përditësuar këtë Njoftim të Privatësisë për t’u siguruar se politikat e veta për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, përkatësisht Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, Gjirafa do të bëjë çdo përpjekje që të sigurohet se të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit do të trajtohen në harmoni me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Gjirafa po ashtu vullnetarisht dhe vazhdimisht përpiqet të respektojë, dhe të harmonizojë praktikat e veta me, standardet më të larta ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, si Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave – General Data Protection Regulation, (GDPR) të Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018
Ky Njoftim i Privatësisë zbatohet dhe është i aplikueshëm për çdo përdorues të cilësdo nga uebfaqet, produktet dhe/apo Shërbimet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet Gjirafa.
Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me Gjirafa, apo të japin të dhënat e veta personale. Përdoruesit që janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek Gjirafa, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/apo kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këtë Njoftim të Privatësisë për, dhe në emër të, të miturit mes moshës trembëdhjetë (13) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.
Në rastet kur përpunimi i të dhënave realizohet në relacion me personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, Gjirafa bën përpjekje të vazhdueshme për të verifikuar se pëlqimi është dhënë, dhe/apo autorizuar, nga një prind, dhe/apo kujdestar ligjor, i të miturit, duke marrë parasyshë kapacitetet e disponueshme teknike.
Sipas këtij Njoftimi të Privatësisë, dhe sipas Kushteve tona të Përgjithshme të Pëdorimit (shikoni Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit), prindërit dhe/apo kujdestarët ligjor bartin përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën madhore. Gjirafa në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e një prindi dhe/apo kujdestari ligjor në raport me një të mitur që është nën kujdesin e tyre. Ne i’u këshillojmë Juve fuqishëm që të vëzhgoni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona.
Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale, përfshirë nga pajisjet e ndryshme, kur Ju:
Në secilin rast, siç përshkruhet më lart, dhe/apo raste tjera, mbledhja dhe përpunimi, i të dhënave tuaja personale realizohet vetëm kur Gjirafa është e sigurt për ligjshmërinë e përpunimit të tillë, dhe kur:
Ju lutem keni parasysh se përpunimi i të dhënave tuaja, siç ofrohen nga Ju, bazohet në udhëzimet ekzistuese ligjore, dhe jo çdo herë bazohet në pëlqimin e dhënë nga Ju. Pëlqimi, dhe/apo tërheqja e pëlqimit tuaj, nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndaluar dhe/apo kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja, përderisa ekzistojnë baza të tjera ligjore për përpunimin e të dhënave të tilla.
Gjirafa përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmirësoj dhe optimizoj Shërbimet që ofron.
Llojet e të dhënave personale që mund të përpunohen nga Gjirafa përfshijnë:
Lloje të caktuara të të dhënave që lidhen me ndërveprimin tuaj me Shërbimet tona, mblidhen në mënyrë automatike duke përdorur “cookies” dhe teknologji të tjera, kur shfletuesi apo pajisja juaj qaset në Shërbimet e Gjirafa. Gjatë përdornimit të Shërbimeve të Gjirafa, Juve do t’iu shfaqet mundësia për të dhënë pëlqimin tuaj për këtë Njoftim të Privatësisë, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave tuaja në mënyrë automatike. Megjithatë, keni parasysh se, nëse Ju zgjedhni të mos pajtoheni me kushtet e këtij Njoftimi të Privatësisë, Ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni veçori thelbësore të Shërbimeve tona, dhe se e njëjta gjë vlen në rastet e revokimit të pëlqimit tuaj.
Të dhënat të cilat mblidhen në mënyrë automatike përfshijnë:
“Cookies” janë dosje standarde që vendosen dhe ruhen në pajisjet të cilat Ju i përdorni për t’u qasur në Shërbimet e Gjirafa. Në këtë Njoftim të Privatësisë, dosjeve të tilla do t’iu referohemi me fjalën “cookies” sipas verzionit të shkruar në gjuhën angleze.
Gjirafa përdorë cookies për t’iu ofruar Juve veçori esenciale dhe Shërbime, duke përfshirë:
Llojet e cookies që Gjirafa përdor përfshijnë:
Shumica e shfletuesve i’u lejojnë Juve që të personalizoni njoftimet dhe pëlqimin për përdorimin e cookies. Ju mund të menaxhoni përdorimin e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj të internetit dhe/apo duke vizituar https://une.gjirafa.com. Megjithatë, nëse Ju zgjidhni të bllokoni ose refuzoni ndryshe përdorimin e cookies, Ju mund të mos jeni në gjendje të përfitoni nga disa veçori thelbësore të Shërbimeve tona.
Gjirafa mund të plotësojë të dhënat tuaja personale me të dhëna që mblidhen nga palët e treta, duke i shtuar ato mbi të dhënat ekzistuese të llogarisë suaj. Për shembull, Gjirafa mund të mbledh dhe të përdorë të dhëna demografike që janë të disponueshme në domenin publik, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
Ne përdorim të dhënat e referencuara në këtë Njoftim të Privatësisë për të ndihmuar në shfaqjen e reklamave të cilat janë më relevante për Ju, të matim efektshmërinë e tyre, dhe të njohim pajisjet tuaja në mënyrë që t'iu ofrojmë Juve reklama të tilla. Kur Ju i vizitoni uebfaqet e palëve të treta të cilat janë pjesë e platformës Gjirafa AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.
Gjirafa nuk mbledh, ruan apo përpunon të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhen pagesa. Në rastet kur procesimi i pagesave kryhet nga palë të treta, Gjirafa mund të ndajë të dhënat e pagesave të ofruara nga Ju me palët e treta të cilat ofrojnë shërbimet përkatëse të procesimit të pagesave. Në raste të tilla, kushtet dhe politikat për përpunimin e të dhënave personale të palëve të treta përkatëse janë të aplikueshme.
Kur Ju qaseni në Shërbimet e Gjirafa nga shfletuesi dhe/apo pajisja juaj, Gjirafa e asocion atë shfletues dhe/apo pajisje me llogarinë tuaj për qëllime të kyçjes, sigurisë, dhe personalizimit. Për shembull, nëse Ju vizitoni një faqe që përmban përmbajtje të lidhur me sport në laptop, Gjirafa mund t'iu shfaq Juve reklama në lidhje me sportin në pajisjen tuaj celulare.
Gjirafa ruan dhe përpunon të dhënat e ofruara nga Ju për qëllimet e mëposhtme:
Gjirafa i ruan të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme ose e rëndësishme për ofrimin e Shërbimeve tona, në përputhje me ligjet relevante në fuqi. Për më tepër, Gjirafa mund të ruajë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrim, mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhur konteste, zbatuar marrëveshje dhe/apo kontrata, për qëllime të përcaktuara me legjislacionin tatimor, për të ndihmuar ndonjë hetim, dhe për të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara dhe/apo të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për Gjirafa, kur obligimet ligjore për ruajtjen e të dhënave tuaja personale përfundojnë, apo kur qëllimi për të cilin janë mblidhur dhe/apo ruajtur të dhënat tuaja personale shuhet, Gjirafa bën shkatërrimin e të dhënave të sipërpërmendura në mënyrë të sigurt, si dhe në përputhje me ligjin e aplikueshëm për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, dhe me politikat e brendshme të Gjirafa.
Gjirafa në asnjë rast nuk i shet të dhënat tuaja personale. Gjirafa përdorë të dhënat e ofruara nga Ju sipas pajtimit tuaj me këtë Njoftim të Privatësisë, vetëm kur ekziston një bazë ligjore e përcaktuar me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, për të ofruar Shërbime më të mira dhe shfaqur reklama më relevante për Ju.
Gjirafa nuk grumbullon kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenteve tjera nga klientët potencial. Gjirafa mund t’i kërkojë përdoruesve dokumentet e identifikimit personal vetëm në rastet kur Gjirafa ofron shërbime me pagesë, dhe ka arsye të dyshojë në vërtetësinë e porosisë apo informatave të ofruara nga përdoruesit. Dokumentet e sipërpërmendura do të fshihen menjëherë nga databaza e Gjirafa sapo të kryhet verifikimi i synuar.
Gjirafa përdorë ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në fushat ku vepron. Për shembull, Gjirafa përdorë shërbime të ndryshme të palëve të treta, si Google Analytics apo Hotjar, për të ndihmuar në ofrimin e Shërbimeve të veta, si hostimin e serverëve apo aplikacioneve të Gjirafa, apo për të na ndihmuar të kuptojmë përdorimin e Shërbimeve tona.
Gjirafa ndanë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve për të procesuar pagesa, ndaluar, detektuar, apo hetuar mashtrim apo aktivitete tjera të ndaluara, për të ndihmuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si kthimin e mjeteve apo inkasimin e mëvonshëm, si dhe çështje të tjera lidhur me pranueshmërinë e kartelave të debitit dhe/apo kreditit.
Në rastet kur Ju shfrytëzoni shërbime të ofruara nga ofruesit e shërbimeve, të cilët janë palë e tretë, Gjirafa bën do përpjekje të sigurohet që, kur pala e tretë ka kontakt me të dhënat personale që janë mbledhur apo ruajtur nga Gjirafa, pala e tretë pajtohet që të trajtojë të dhënat e sipërpërmendura në përputhje me kushtet e këtij Njoftimi të Privatësisë, dhe sipas ligjeve të aplikueshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.
Ky Njoftim i Privatësisë adreson dhe rregullon vetëm përpunimin, përdorimin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave personale që Gjirafa mbledh nga Ju. Nëse Ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, apo në qoftë se Ju ridrejtoheni në një uebfaqe të një pale të tretë, atëherë kini parasysh se politikat, praktikat dhe njoftimet e privatësisë së palës së tretë përkatëse do të jenë të zbatueshme. Gjirafa në mënyrë shprehimore mohon përgjegjësinë, dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për çfarëdo keqpërdormi dhe/apo dëmi që mund të shkaktohet ndaj Juve nga palët e treta, kur Ju ndani të dhënat tuaja me palë të tilla
Gjirafa i’u inkurajon Juve që të vlerësoni me kujdes politikat e privatësisë dhe sigurisë së palëve të treta, para së të hyni në ndojë transaksion me ta, dhe/apo ndani të shpalosni të dhënat tuaja tek ata.
Shërbimet e Gjirafa mund të përmbajnë vegëza të ndryshme të cilat ridrejtojnë përdoruesit në uebfaqe të tjera të cilat operohen nga palë të treta. Drejtimi tek uebfaqet e tilla ndodh vetëm pasi përdoruesit të shtypin vegëzat përkatëse dhe zgjedhin të vizitojnë uebfaqet e palëve të treta.
Gjirafa në asnjë rrethanë nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet të cilat regullojnë mbledhjen, përpunimin, dhe mbrojtjen e të dhënave personale të cilat janë të aplikueshme për uebfaqet e tilla të palëve të treta. Uebfaqet e lartpërmendura nuk i përkasin, nuk janë në pronësi, dhe/apo operim të Gjirafa. Prandaj, Gjirafa në mënyrë shprehimore mohon përgjegjësinë për veprimet dhe/apo dëmet që mund të shkaktohen nga uebfaqet e palëve të treta të cilat përdoruesit zgjedhin t'i vizitojnë.
Ju mund t'i kontrolloni të dhënat që ndani me Gjirafa në çdo kohë, duke vizituar https://une.gjirafa.com, ku janë në dispozicion të gjitha të dhënat personale që Ju keni ndarë me Gjirafa. Ju keni mundësinë që të kufizoni, fshini, apo korrigjoni këto të dhëna, të jepni pëlqimin tuaj, të tëheqni pëlqimet paraprake, apo të kërkoni deaktivizimin e llogarisë tuaj. Gjirafa gjithashtu mundëson bartjen e lehtë të të dhënave tuaja duke i'u mundësuar Juve që t'i shkarkoni ato, apo të na kontaktoni drejpërdrejtë me çfarëdo kërkesash, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Kur Ju jeni të kyçur në llogarinë tuaj me Gjirafa, Ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet SSO të llogarisë tuaj në çdo kohë. Në rastet kur të dhënat tuaja mblidhen në bazë të pëlqimit tuaj, Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përdorimin, përpunimin, transferimin, apo shpalosjen e të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Njoftim të Privatësisë.
Tërheqja e pëlqimit tuaj do të rezultojë me ndalimin e përpunimit të të dhënave tuaja vetëm nëse përpunimi bazohet vetëm në pëlqimin tuaj dhe nuk ka asnjë bazë tjetër ligjore. Në raste të tilla, pas konfirmimit se e vetmja bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj, Gjirafa do të shqyrtojë rastin dhe veprojë sipas kërkesës suaj.
Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave tuaja personale në mënyrë retroaktive. Gjithashtu, kini parasysh se nëse Ju tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja, Ju mund të mos keni qasje në të gjitha Shërbimet e Gjirafa, dhe ne mund të mos jemi në gjendje t’iu ofrojmë Juve të gjitha Shërbimet dhe mbështetjet që i ofrohen përdoruesve të tjerë.
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Republikës së Kosovës, dhe në harmoni me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Bashkimit Europian (GDPR), Ju keni të drejtë të kërkoni nga Gjirafa të drejtën për “t’u harruar”, e cila nënkupton fshirjen e të dhënave tuaja personale.
Në raste të tilla, Gjirafa do të ndëmarrë veprime për të përmbushur kërkesën tuaj brenda afateve optimale. Megjithatë, kini parasysh se kërkesat e tilla do të përmbushen nga Gjirafa në përputhje me kushtet ligjore, dhe vetëm kur Gjirafa sigurohet se nuk ka asnjë detyrim ligjor dhe/apo kontraktual për të vazhduar ruajtjen e të dhënave tuaja.
Ju lutem keni parasysh se kërkesa juaj për t’u fshirë jo çdo herë do të aprovohet në mënyrë automatike, dhe se Gjirafa do të veprojë në përputhje me kërkesën tuaj për të fshirë të dhënat tuaja personale vetëm kur nuk ka detyrime të mëtutjeshme për të ruajtur të dhënat të tilla.
Ju keni mundësi të zgjidhni se si Gjirafa mund të përdor të dhënat tuaja personale për të komunikuar me Ju, përfshirë mënyrën se si njoftimet informuese dhe reklamat personalizuara i'u dërgohen Juve.
Ju mund të kontrolloni metodat e preferuara të komunikimit përmes të cilave Gjirafa mund t’iu kontaktojë Juve në lidhje me llogarinë tuaj, blerjet tuaja, dhe/apo aktivitetet tuaja në lidhje me Shërbimet tona, duke vizituar https://une.gjirafa.com.
Nëse Ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga Gjirafa, Ju keni mundësinë që të çregjistroheni, kur është e aplikueshme, dhe/apo të paraqitni një kërkesë drejtpërdrejtë tek Gjirafa për deaktivizimin e njoftimeve informuese, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Gjirafa mbron të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknologjike, fizike, dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut e ndonjë humbje, keqpërdorimi, qasje të pa autorizuar, zbulimi, apo ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që Gjirafa përdor janë “muret mbrojtëse”, enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kritereve të autorizimit për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse Ju keni arsye të besoni se llogaria juaj është kompromituar në çfarëdo forme, ju lutemi na kontaktoni menjëherë duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Në rast të bashkimit, shkrirjes, blerjes, dhe/apo shitjes nga, dhe/apo tek një kompani tjetër, Gjirafa mund të ndajë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar, në përputhje me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe standardet e Gjirafa, siç përcaktohen në këtë Njoftim të Privatësisë. Nëse një ngjarje e tillë ndodhë, Gjirafa do t’iu njoftojë Juve me kohë, dhe do të kërkojë që subjekti i ri i kombinuar të i përmbahet ligjit të aplikueshëm, dhe këtij Njoftimi të Privatësisë, në lidhje me mbrojtjen e dhënave tuaja personale.
Pa paragjykim ndaj kushteve dhe të drejtave të përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë, apo kompetencave të kontrollit të cilat mund t’iu jenë ofruar Juve, Gjirafa ruan, përdorë, dhe/apo shpalosë të dhënat tuaja personale nëse beson se veprime të tilla janë arsyeshmërisht të domosdoshme për:
Sidoqoftë, asnjë element i këtij Njoftimi të Privatësisë nuk ka për qëllim t’iu kufizojë Juve në raport me mbrojtjet ligjore apo pretendimet që Ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshirë kërkesat nga autoritetet kompetente publike për shpalosje të të dhënave personale.
Nëse Ju keni ndonjë pyetje, ankesë, apo sugjerim lidhur me këtë Njoftim të Privatësisë, apo të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, Ju mund të na kontaktoni direkt duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Gjirafa mund të modifikojë dhe/apo plotësojë këtë Njoftim të Privatësisë në çdo kohë, duke përditësuar dhe publikuar modifikimet dhe/apo plotësimet në këtë uebfaqe. Versioni më i fundit i këtij Njoftimi të Privatësisë do të jetë i publikuar në uebfaqen tonë të korporatës, dhe do të rregullojë përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Nëse ne bëjmë ndryshime thelbësore në këtë Njoftim të Privatësisë, Ju do të njoftoheni menjëherë nëpërmjet njoftimeve të shpejta, emailit, postimeve në rrjetet sociale, dhe/apo përmes ndonjërës nga mënyrat e komunikimit të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, apo në Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit (shikoni Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit). Të gjitha metodat e lartpërmendura të njoftimit konsiderohen zyrtare. Duke vazhduar të qaseni dhe/ apo përdorni Shërbimet e Gjirafa pas çfarëdo modifikimi dhe/apo plotësimi të Njoftimit të Privatësisë hynë në fuqi, Ju pajtoheni këto përditësime të tilla.
Ju lutem keni parasysh se nëse modifikimet dhe/apo plotësimet e këtij Njoftimi të Privatësisë janë të natyrës thelbësore, refuzimi juaj që të pajtoheni me përditësime të tilla mund të shpije tek ndërprerja e marrëdhënies tuaj me Gjirafa, përkatësisht ndërprerja e ofrimit të Shërbimeve tona për Ju. Prandaj, nëse Ju zgjedhni të mos ndani me Gjirafa të dhëna të caktuara, Ju mund të mos jeni në gjendje të shfrytëzoni Shërbime të caktuara të ofruara nga Gjirafa
Në rast se ndonjë pjesë, paragraf dhe/apo nëntitull i këtij Njoftimi të Privatësisë konsiderohet dhe/apo konstatohet i pavlefshëm nga ndonjë autoritet kompetent për çfarëdo arsye, atëherë pjesët tjera të këtij Njoftimi të Privatësisë mbeten në fuqi dhe ruajnë efekt të plotë juridik, pa u ndikuar nga pjesa e konsideruar e pavlefshme