KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
BIT-Business Information Technology, shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Junior C# .Net Developer (3 vende pune)
Departamenti i Teknologjisë Informative
Detyrat dhe përgjegjësitë :
• Programon në mënyrë individuale dhe ekipore sipas projektit të propozuar;
• Analizon, dizajnon, zhvillon, teston dhe instalon aplikimin sipas detyrës projektuese;
• Propozon aplikime të reja për implementim;
• Bashkëpunon me grupet tjera punuese;
• Kujdeset për mirëmbajtjen e programeve të cilat aplikohen.
Kualifikimet:
• Fakulteti Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme
• Njohja e Gjuhës Angleze (e preferueshme)
• Gjuhët programuese – C#, .NET framework
• Përvoja dhe njohuri në SQL, MySQL.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.