📣HEYY!! Në jCoders kemi nevojë për tre(3) antarë të ri në pozitën e Asistentit/es Administrative.
Nëse mendon se ti je antari i duhur për këtë pozitë, atëherë do të gëzoheshim nëse do të aplikonit. 🤗🥳
Cilat do të jenë përgjegjegjësitë dhe detyrat për këtë pozitë? 🤔
▶ Përgjegjësia e kryerjes së detyrave të ndryshme administrative;
▶ Përgjegjësia për komunikim dhe informim elektronik me klientët
▶ Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
▶ Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
▶ Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës;
Çka kërkohet nga aplikantët:
▶ Aftësi të theksuara të komunikimit dhe organizimit;
▶ Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
▶ Aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office;
▶ Njohje të gjuhës Angleze;
▶ Të jetë i gatshëm për angazhim me orar të plotë (8orë/ditë);
▶ Përvojë Pune në Administratë
Pozita është e hapur në këto lokacione:
📍 Prishtinë
📍 Mitrovicë
📍 Pejë
Nëse mendon se i plotëson këto kritere të kërkuara, mos prit ma shumë por apliko direkt, duke klikuar në linkun më poshtë (Apply Now). 👇👇
⏰ Afati i fundit për aplikim: 25.10.2021
Mezi po presim me u taku 🤩